Një tentativë për grabitje ka përfunduar në dhunë fizike ndaj hajdutit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, në njësinë administrative Sukth.
Mësohet se një 30-vjeçar ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor, por është pikasur nga njëri prej të afërmve të pronarit të dyqanit. I afërmi i pronarit, ka marrë një shkop dhe ka hyrë brenda në dyqan dhe i është sulur grabitësit duke e qëlluar.
çeşme escort
Nga përleshja, hajduti ka pësuar plagë serioze në kokë dhe në trup. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërkohë që hajduti ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
l.h/ dita

Lershone njerin qe e rrehe hanin Ate duhet me e shperbly shume se jo pak ! A jeni ne mend polici
e drejtesi A jeni ju mbrojtesit e hajnave a ?
Kam dhimbje te thelle per kete histori..Ky i mjere hajdut eshte fukara ,ka hyre per te vjedhur miell,dhe oriz .Ku ne boten e zhvilluar perendimore ,shtetit i vjen turp te denoje ,hajdutin ,per miell.
Kjo per fat te keq eshte gjendja e mjerueshme ekonomike e popullit te neperkembur Shqiptar .
Te jete kembane alarmi per politikanet ,e personalisht per Edi Ramen .Turp.e vetem turp.
MOS KI KAQ DHIMBJE TI.Po neser ta porositin ate te vije ne shtepine tende te vjedhe dhe ta shikosh te sateme ti pastaj.
Nuk shikoj asnje faj tek ay qe e rahu. Ai i beri haken apo nuk e dini qe hajduti te vret. zoteria qe e rahu te shperblehet dhe turp te keni qe e futni ate ne burg..
PER MJELL APO NJE LUGE KOS KJO QUHET VJEDHJE
Ky, i arrestuari, s’paska të drejt me rraf hajdutin?
Po POLICIA(RENEA) pse e vrau ate grekofonin dje???