Durrës, i vendoset eksploziv makinës së efektives së Policisë

J L

Makinës së një efektiveje të Policisë në Durrës i është vendosur një sasie eksplozivi, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1 të qytetit bregdetar.

“Nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasëse ne  afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie”, sqaron Policia.

Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *