Një kishë katolike në Durrës ka rënë pre e disa personave të cilët kanë tentuar t’i vënë flakën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kishën Katolike ‘Shën Dominiku’, në Portoromano. Mësohet se autorët kanë mbledhur goma dhe letra para kishës, duke ju vënë flakën.
Fatmirësisht, kisha ndodhet shumë pranë zjarrfikëseve, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë, duke shuar flakët para se të ndodhet një ngjarje e rëndë.
Nga informacionet e para, ngjarja dyshohet e qëllimshme, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

l.h/ dita
