Një 12-vjeçar është shoqëruar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për vjedhje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Romanat të Durrësit kur R.T, 12 vjeç dyshohet se i ka vjedhur porfotolin shtetasit me iniciale I.G., 24 vjeç, brenda së cilit ishte shuma prej 35.000 lekë të rinj.
I riu denoncoi menjëherë vjedhjen ndërsa policia u vu në lëvizje për identifikimin dhe kapjën e autorit. Pas hetimeve të para u zbulua se vjedhja ishte kryer nga R.T, 12 vjeç i cili pasu u mor në pyetje u la i lirë për shkak të moshës së mitur.
