Durrës, INUK shemb pallatin 9-katësh me 150 kg eksploziv C4

anazapta

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar shembi dje rreth orës 15:00 me 150 kg eksploziv C4, pallatin 9-katësh në pronësi të biznesmenit Enver Shala, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Pallati qëndronte prej thuajse dy javësh i bllokuar nga inspektorët e INUK-ut, të cilët kishin njoftuar shembjen e tij, pasi ishte ndërtuar pa leje. Gjatë aksionit nuk pati incidente dhe shpërthimi u krye sipas normave të caktuara. Autoritetet kërkuan bashkëpunimin e banorëve dhe bizneseve për shkaqe sigurie, ndërsa punohet për pastrimin nga inertet.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *