Të paktën 32 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është kapur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Lënda është zbuluar në një automjet me targa AA533 CN, të cilin drejtuesi i tij e kishte braktisur. Uniformat blu kanë sekuestruar lëndën, e cila ishte e paketuar dhe peshonte 32,5 kg. Sipas policisë së Durrësit, ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Neltion Vanili, 28 vjeç, nga Fieri, i cili dyshohet për trafikun e marijuanës së sekuestruar.