Durrës, kapen 420 kg kanabis në një autobus udhëtarësh

anazapta

420 kg kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit. Lënda narkotike është gjetur në një autobus me targa të Tiranës 9664 L, i cili kishte si destinacion Italinë. Mësohet se autobusi me pasagjerë është kapur rreth orës 23:20 të mbrëmjes së të enjtes, ndërsa ndodhej në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Sipas policisë, sasia e drogës ka qenë e fshehur në pjesën e shasisë së autobusit. Policia vuri në pranga drejtuesin e autobusit.

Pak ditë më parë, në portin e Durrësit u sekuestruan 835 kg në një kamion që vinte nga Maqedonia dhe kishte destinacion Italinë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *