Dy iranianë me pasaporta false bullgare dhe një serbe, u ndaluan gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare e Durrësit për falsifikime dhe kalim i paligjshëm i territorit. Babak Kordi, 34 vjeç, banues në Teheran dhe Javad Javaghaei, 34 vjeç, po tentonin të hipnin në traget në mesnatë, me destinacion Italinë. Policia po heton nëse janë persona të kërkuar apo kanë lidhje me terrorizmin. Gjithashtu u konstatua e parregullt shtetasja M. T., 22 vjeçe, nga Serbia, e cila qëndronte prej 49 ditësh në Shqipëri, dhe u gjobit me 20 mijë lekë.
