Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme një arsenal armësh në fshatin Shkallnuar të Durrësit. Armët janë gjetur në banesën e shtetasit Afrim Hoxha, 28-vjeç, i cili është arrestuar.
Mësohet se gjatë arrestimit, Hoxha ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë duke mbajtur në duar dy granata, si dhe duke kërcënuar se do t’i shpërthente ato.
Është dashur disa minuta negociata me 28-vjeçarin, i cili më pas është neutralizuar nga uniformat blu. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan, një mitraloz, një kallashnikov, një sasi e konsiderueshme tritoli si dhe disa arka fishekësh.
Aksioni i policisë është realizuar, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndërsa kanë qenë edhe efektivë të Policisë së Tiranës që kanë marrë pjesë në këtë operacion.
