Një 28-vjeçar nga Shkodra për trafik narkotikësh u arrestua në qytetin e Durrësit, për llogari të policisë së Tiranës. Burime zyrtare thanë se arrestuan Fatjon Kroj, në kërkim prej 12 prillit, me urdhër të Gjykatës e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, që më 22 maj 2013 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”. Kroj dyshohet se ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme droge drejt Italisë.