Durrës/ Kapiteneria e  Portit thirrje për të marrë masa: Do përkeqësohet moti

DITA Online

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës njofton se në datat 12-13 mars moti do të përkeqësohet.

Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Sipas parashikimeve, temperaturat priten të ulen disa gradë, ndërsa pritet dhe dëborë në zonat malore.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *