Durrës, këmbësorja grabitet afër stacionit të urbanit

redaktor

Një grua e moshuar këmbësore, u sulmua afër stacionit të autobusit urban në Currila nga një person i paidentifikuar, që i ka grabitur nga qafa varësen e saj prej floriri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 1 dhe denoncimi është bërë nga vetë 66-vjeçarja me inicialet L. G., në komisariat. Burime zyrtare thanë se e dëmtuara nuk e ka njohur agresorin që ishte i pamaskuar, por i ka bërë atij përshkrimin fizik. Pas sulmit, agresori është larguar me vrap së bashku me varësen e zhvatur. Policia po heton me akuzën e vjedhjes ngjarjen e ndodhur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *