Ndarja e detyrave, njohja e përgjegjësive dhe evidentimi i problematikave te vitit 2018, me qellim zgjidhjen e tyre qe ky sezon i ri turistik te jete me i pastër, cilësor dhe i sigurte ishin ne fokus te mbledhjes se Task Forcës se Turizmit ne Durrës.
“Do ishte shume mire qe kjo tryeze te jete permanente, si një hallke e rëndësishmesh për të dëgjuar dhe zgjidhur problematikat qe ngrëne hotelieret apo strukturat e tjera akomoduese kohe pas kohe.
Është e vërtete që ketë vit jemi shumë më të përgatitur sa i takon njohjes së detyrave që kemi, por jemi ende shume larg implementimit. Durrësi është një nga ato pika, qe duhet te beje shume me shume sa i takon shkarkimeve te ujerave te zeza, qe për fat te keq ne jo pak raste vazhdojnë te derdhen ne det.
Nga shifrat rezulton se 18 subjekte turistike i bëjnë ende shkarkimet e ujerave të ndotura ne gropa septike. Bizneset janë njoftuar, por jemi përsëri vonë! Gropat septike duhen eliminuar”, tha ministri Klosi.
Sipas tij, inspektorati i mjedisit dhe turizmit, por edhe autoritetet e tjera përgjegjëse, përfaqësueses të Task Forcës se Turizmit dhe aktoret lokale, duhet të shtojnë numrin e kontrolleve, për t’i paraprire problematikave.
“Ende sot nuk kemi një harte te zonave, ku dhe kur do te lejohet muzika. Për këtë arsye, një nga ndryshimet ne kodin penal, parashikon dënim penal për ata që shkaktojnë zhurma mbi normën e lejuar.
“Bashkia po ashtu duhet te marre masa për te eliminuar problematiken e shitësve ambulante, qe vjet ka qene e pranishme gjate bregdetit te Durrësit.
Operatoret turistike që kërkojnë të marrin plazhe me qira duhet te kenë një plan te qarte dhe te rregullt për mire-menaxhimin e tij, përndryshe do ta humbasë ketë të drejtë!
Tour operatoret duhet te sigurojnë vrojtues te licencuar, duhet ti sigurojnë pushuesve pastërti, siguri dhe cilësi në shërbime dhe qarku i Durrësit e ka ketë mundësi”, tha ministri Klosi.
b.b/dita
