Durrës, kryefamiljari gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshimet e para të policisë

Gazeta Dita

Një 52-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. Xh.

Ndonëse rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, dyshimet e para janë për faktin se viktima mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *