Fluks emigrantësh në portin e Durrësit. Mësohet se mëngjesin e ditës së djeshme, kanë mbërritur mbi 8 mijë emigrantë me 1500 automjete, ndërkohë që policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve 29 sportele. Policia ka vënë dhe efektivë shtesë për lehtësimin e procedurave, për shkak të fluksit të madh të emigrantëve. Dje në portin e Durrësit janë ankoruar 5 tragete dhe pritet që numri i të kthyerve për pushime të vijë në rritje. Mësohet se fluks emigrantësh ka pasur edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë, Kakavijë dhe Kapshticë.
