Një grua ka denoncuar bastisjen e shtëpisë dhe zhdukjen e 40 mijë lekëve nga persona të paidentifikuar. Sipas dëshmisë që ka dhënë I. V., 32 vjeçe, hajdutët kanë përfituar nga dritarja e harruar hapur e një prej dhomave të banesës. Hajdutët kanë përfituar nga ky fakt duke hyrë brenda dhe prej andej kanë marrë shumën prej 22000 lekë dhe 200 dollarë. Kurse në Thumanë të Krujës është denoncuar dëmtimi për skrap i transformatorit të energjisë elektrike të fshatit Gramëz dhe dy vjedhje lopësh në kasolle.
