Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.
Eksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia bën me dije se sasia ishte e vogël, por nuk jep detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.
Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





Mbase e kam gabim, por fale pozicionit qe kane aktualisht, nuk eshte cudi qe te bejne dhe autogola keta njerez te felliqur, qe na nxorren erzin ne syte e botes!
Nuk i ngjan kjo forme,metodave naziste ne vitet 1928-30 ne Gjermani?