Një 25-vjeçar nga Elbasanit është arrestuar dy ditë më parë në qytetin bregdetar, pasi iu sekuestruan 3 kg hashash me qëllime trafikimi. I arrestuari është Ardit Sula, që u kap në një postbllok te Ura e Dajlanit orët e vona të së dielës. Gjatë kontrollit në veturën e tij tip “Fiat”, me targa BJ747MA, iu gjet e fshehur në trup një qese me lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu në makinë u zbuluan edhe 3 telefona celular, që u morën si prova materiale. Dyshohet se Sula e shpërndante drogën te grupe të vogla në qytet.
