Nuk ka zgjatur më shumë se disa orë arratia e të dyshuarit për plagosjen me thikë që ndodhi në sheshin “Taulantia” të Durrësit, lagja nr. 1, mbrëmjen e së mërkurës. Policia tha se ndaloi Dritan Biçakun, 28 vjeç, banues në fshatin Qarrishtë të Librazhdit si të dyshuar, pasi gjatë konfliktit të çastit për motive të dobëta ka goditur me thikë në qafë Gj. M., 38 vjeç, banues në Pistull të Shkodrës, duke i shkaktuar dëmtime serioze. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u bllokua arma e krimit.

Me thike apo me bicak