Pas Tiranës sot ka qenë radha e Këshillit bashkiak të Durrësit për bashkuar votat mes PS-së dhe LSI. Marrëveshja është nënshkruar sot mes përfaqësuesve të PS dhe LSI. Vendimi është komunikuar nga deputeti Lefter Koka, i cili ka thënë se ky është një vendim në të mirë të qytetarëve drejtues për tu qeverisur nga shumica. “U ndeshëm me një ragim nervoz të PD që kulmoi me largimin e anëtarit të KQZ. Ky veprim cenon rëndë zgjedhjet dhe ngjall pasiguri për zgjedhjet”, deklaroi Koka.