Durrës, makina përplas motrat, vdes 14-vjeçarja

anazapta

Dy vajza, njëra prej tyre 14 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe janë përplasur sot në mëngjes nga një automjet në një rrugë dytësore në Maminas të Durrësit.

Nga të dhënat e para mësohet se 14 vjeçarja ka gjetur vdekjen, ndërsa vajza tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se vajzat po shkonin në shkollë kur ka ndodhur aksidenti.

Policia ka ndaluar dhe po merr në pyetje drejtuesin e makinës.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë dytësore mes Maminasit dhe Manzës në Armath.

Viktima është Sebastiana Lala. Policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes. /ORA

Share This Article
4 Comments
  • kriminelet drogaxhi duan te tregojn veten se dine ti japin makines. Jan thjesht kafshe jo njerez. E keni pari si ecin ne rruge si te c’mendur. Si nuk u mbarune nej here k’to shpellare vulgare.

  • Sa e tmerrshme ……….. O vogelushe , te keputi jeten o e pafajshme , ne paqe ….ska fjale……
    Arberi jam ne nje mendim me Ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *