Një efektiv i policisë rrugore të Durrësit ka mbetur i plagosur pasi motori me të cilin ai po udhëtonte u përplas me një makinë. Ngjarja ndodhi dje pranë sheshit “Pranvera” në Durrës, kur automjeti Ford Fiesta me targë AA 495 BI i preu rrugën motorit, duke shkaktuar edhe dëmtimin e efektivit të policisë Skënder Sakaj. Ky i fundit u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë që policia shoqëroi drejtuesin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
