Një punëtor 36-vjeçar ka humbur krahun gjatë procesit në makinerinë e kromit pranë portit të Durrësit dy ditë më parë. Policia vendore nisi procedim në gjendje të lirë për administratorin I. Q., 39 vjeç, banues në Tirane, që kryente përpunimin e mineralit të kromit në Durrës. Teksa po kryente një proces pune, Sh. K., 36 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, nga pakujdesia ka futur dorën tek rripi i transportuesit të makinerisë, e si pasojë ka këputur dorën e djathtë, por pa rrezik jete.
