Vetëm pak kilometra larg nga Tirana dhe Durrësi, kurora e vetme që ka ngelur e gjelbër po pritet përditë. Fiks Fare i rikthehet masakrës në pyjet shqiptare. Banorë të zonës, në fshatin Shkafane në Ishëm të Durrësit, u ankuan se po priten pemë të mëdha me lis, shkozë dhe pishë. Deri më tani, përpos denoncimeve në Policinë e Manzës dhe atë Pyjore, masakra nuk është ndalur.
Një banore, e cila donte të ruante anonimatin tha se banorë të zonës, por edhe persona të tjerë, shkojnë në mal me gomarë, mushka, kuaj e madje zetorë dhe presin pyllin.
Fiksi siguroi edhe pamjet filmike të disa bizneseve në atë zonë, ku janë të regjistruara pamjet e datës 27 shtator 2018, ku në orën 18.30 kalon një zetor i mbushur plot me lëndë drusore në rrugën nacionale në Manzë. Tre minuta më pas, në të njëjtin vend kalon edhe një patrullë policie. Banorët pohojnë se, në asnjë rast, policia nuk ka ndaluar këto mjete, por vetëm sa i shoqëron.
Pas denoncimit, gazetarët e Fiksit shkuan në një ekonomi pyjore, ku në pak metra katrorë, janë prerë disa pemë të mëdha me lis dhe shkozë. Në pamje duket qartë se bëhet fjalë për pemë të mëdha dhe jo të vogla, ndërsa prerjet janë të reja, të ditëve të fundit. Në zonë janë dhe disa trungje të vegjël, të bërë gati.
Gazetarët nisen në një tjetër zonë të pyllëzuar, ku rrugës takojnë edhe tre individë, dy gra dhe një burrë, të cilët i kanë mbushur gomerët me dru në mal. Gratë thonë se kanë prerë vetëm më sëpatë dhe ata që presin me motosharrë janë shumë larg. Sipas saj, ata presin në mëngjes herët.
Fiksi shkoi edhe në Policinë Pyjore në Durrës, ku shefi Artan Greva, thotë se situata në atë zonë është problematike madje janë gjobitur disa individë për prerje pylli. Ai tregon se pylli kontrollohet nga bashkia, e cila duhet të vendosë edhe roje. Nëse konstatohet se ka prerje nga banorët, gjobiten banorët. Ai vijon se, nëse nuk kapen banorët dhe konstatohet se ka prerje, atëherë mbajnë përgjegjësi rojet.
Greva pohon se ka një dokument dhe ia ka çuar edhe drejtorit për autorizim. Sipas tij, autorizimi për kontroll jepet nga titullari. Nëse nuk gjendet titullari, nuk mund të ndërhyjnë. Por, në një bisedë tjetër, ai thotë se drejtori i mëparshëm i pyjores nuk i ka firmosur disa autorizime për marrjen e masave ndaj atyre qe prisnin pyllin, pasi i ka mbyllur me çështje politike, me shok apo me miq.
v.l/ Dita

E cfaroset Shqiperine! Ne kete vend flitet vetem per ligje,arrestime,gjoba,shkarkime, sikur po behet nami.ne fakt nami behet ne vjedhje ne korrupsion,ne c`pyllezim,ne ndertime pa leje etj..
Prej se shkoi Enver Hoxha, në Shqipëri filloi që të përdhoset; të shkatërrohet dhe të shfaroset jo vetëm SHQIPTARI dhe shqiptarët, por edhe çdo gjë tjetër; madje, edhe DRURËT, GURËT, TOKA, AJRI e, çka edhe jo se; jo nga ndokush tjetër, por pikërisht nga shqipfolësit dhe nga shqiptari!?!!!
…Sepse, çprej se po mungon Enver Hoxha-ZOT, shqiptari dhe shqiptarët, më shumë se çdo gjë tjetër, filluan që ta zvetënojnë; që ta shkatërrojnë e që ta shfarosin pikërisht VETEN E VET !?!!!
…Shkoi NJË NJERI, filloj që të përdhoset; që të shkatërrohet dhe që të asgjësohet dhe, …tashmë, veç sa s’është shkatërruar edhe tërësisht, edhe NJË POPULL I TËRI, p ë r f u n d i m i sh t !?!!!
Kështu është kur shteti nuk e jep pyllin fshatarëve që ta mirëmbajnë dhe të pritet me kriter,do që ta mbajë për vete kur nuk është i aftë vetëm të burgosë fakirët është i zoti,pylli ka nevojë të pastrohet nga degët e thata ,të rrallohet sepse gëmushë nuk bëhet,vetëm në pyllin me gështenja janë shkullur nga era me thjetra gështenja sepse nuk janë rralluar dhe pastrur pylli,dhe shteti që ka zënë rrugët kur duhet të jetë në pyll dhe të shikojë se si po priten pyjet.Kur në Shqipëri nuk ka alternativë tjetër ngrohje,kur edhe gazit i futën tarifë të lartë dhe themi pastaj se e kanë fajin fshatarët kur një metër dru ka shkuar rreth 5000 lek e më shumë,duket biznes i mirë apo jo ?