Dy persona për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh u ndaluan dje nga policia e qytetit bregdetar. Vasil Rika, 38 vjeç, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit e ka dënuar më 4 shkurt 2014 me 3 vite burgim për akuzën e mashtrimit, ndërsa është i dënuar edhe për një ngjarje tjetër. Kurse Sh. R., 26 vjeç, nga Dobroshi i Kosovës, u mor nën akuzë, pasi po tentonte të udhëtonte për në Itali me tragetin Durrës-Bari me pasaportë me një leje qëndrimi zviceriane në emër të një personi tjetër.
