Durrës, “maskat” i bëjnë atentat 37-vjeçarit

Elton Tafaruci
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Dy persona me maska në Durrës kanë tentuar të ekzekutojnë një 37-vjeçar mbrëmjen e djeshme, që fatmirësisht u ka shpëtuar plumbave,  Policia e Durrësit njoftoi se  po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ja sesi rrodhi ngjarja sipas Policisë, që ka nisur hetimet.

Më datë 17.08.2016, rreth mbrëmjes, në fshatin Rrotull, Durrës, dy persona të paindentifikuar, të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të mjetit tip Volkswagen Tuareg me targa AA 006 ML,me drejtues shtetasin A.H. 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, i cili po shkonte tek prindërit, banues në Rrotull. Fatmirësisht, nuk është dëmtuar, por ka pasur vetëm dëme materiale.

Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhonja, kalibri 7.62 mm dhe vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 78,22  dhe 278/2 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *