Ministria e Punëve të Brendshme, zyra e OSBE-së në Shqipëri dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë, organizojnë ceremoninë përmbyllëse të kursit të Zjarrfikëseve. Aktiviteti u zhvillua në rezidencën e shtëpisë së Pushimit të Policisë së Shtetit, në Plepa. Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, përshëndeti këtë aktivitet, së bashku me zv/ministrin e Punëve të Brendshme Ilir Mustafaraj dhe ambasadorin britanik Nicholas Cannon. Forcat zjarrfikëse kryen edhe ushtrime stimuluese.
