Durrës, mbytet një fëmijë te vaskat e peshkut

Ornela

Një fëmijë rreth 12 vjeç është gjetur i mbytur te vaskat e peshkut mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 te ish-Këneta. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur të miturin dhe që kanë njoftuar policinë.

Nga të dhënat e para dyshohet se i mituri ka qenë duke u larë me shokët, ndërsa është mbytur.

Trupi është nxjerrë dhe ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia vijon hetimet.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *