Durrës, mbytet varka, humbin jetën dy peshkatarë, gjenden trupat

redaktor

Dalin për peshkim me varkë, por i përpijnë dallgët. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa familjarët njoftuan rreth orës 20:00 policinë se 2 peshkatarët kishin humbur dhe nuk përgjigjeshin në celular. Menjëherë Policia Kufitare ka nisur kërkimet dhe në mesnatë zbuloi trupin e pajetë të 52-vjeçarit Ndue Gjoka dhe pranë tij varkën e peshkimit. Trupi u gjet pranë kalatës kryesore të portit.

Ndërsa  trupi i dytë, ai i peshkatarit Ram Metalia, 55 vjeç, eshte gjetur disa ore me vone. Të dy burrat janë banues pranë zonës bregdetare dhe njiheshin si peshkatarë. Megjithë motin e keq dhe me dallgë, sipas dëshmive të familjarëve, kanë dalë për peshkim me destinacion zonën e Golemit. Por më pas nuk janë bërë më të gjallë, derisa të afërmit sinjalizuan policinë për ndihmë. Kërkimet vijojnë me mjete të Policisë Kufitare dhe shkak për këtë ngjarje dyshohen moti i keq dhe me dallgë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *