Policia e Durrësit ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italiane. Policia sqaron se Dorjan Gjoka 21 vjeç akuzohet për veprën penale “Vrasje”dhe”Vjedhja në rrethana rënduese”.
“Gjykata e Astit, Itali,ka lëshuar “Urdhër Arresti” Nr. 5127/15 R.G.N.R – 4034/15 R.G.GIP, datë 17.03.2016,për veprat penale”Vrasja”dhe “Vjedhje në rrethana rënduese” parashikuar në Nenet 624, 625, 628 dhe 586 të Kodit Penal Italian. Maksimumi i dënimit 20 vjet burgim. Gjoka, në Janar të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe datë 21.06.2015, ka kryer një grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e shtetases italiane M. P.
I riu ishte shpallur në kërkim edhe nga ZQK Interpol Tirana me shkresën Nr. 5523/k/6, datë 25.09.2016.”
Materialet I kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
