Roja bregdetare dhe policia kufitare e Durrësit kanë ndërprerë dje kërkimet për emigrantin, 39-vjeçar Gentian Peta, i cili të shtunën u hodh në det teksa po kthehej në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës. Deti me dallgë të forta nga moti i keq ka bërë të pamundur operacionin e kërkimit dhe shpresat për ta gjetur gjallë 39-vjeçarin janë të pakta. Grupi hetimor i ngritur posaçërisht për hetimin e shkaqeve të ngjarjes, është duke verifikuar procedurën standarde të veprimeve që kryhet nga stafi drejtues i tragetit në rastet e ngjarjeve të tilla.
