Durrës, në kërkim për trafik eksplozivi, arrestohet Ajazi

anazapta

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve plasëse me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u arrestua dje nga policia vendore. Burime zyrtare bënë me dije se i arrestuari është Erjon Ajazi, 25 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar për të masën e sigurimit personal “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”. Ajazi ishte shpallur në kërkim prej 19 prillit të këtij viti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *