Durrës, një 13-vjeçar vetëvaret në banesën e tij

anazapta

Një 13 vjeçar në qytetin e Durrësit është gjetur i vetëvarur nga nëna e tij në orët e vona të pasdites së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në  sektorin Rinia në Durrës, dhe fëmija është gjetur i vetëvarur me litar në një nga dhomat e banesës së tij.

Ka qenë e ëma që ka gjetur të birin të pajetë teksa është  kthyer në shtëpi, ndërkohë i ati punon në Greqi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë mbi ngjarjen.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që e kanë çuar të miturin në vetëflijim, ndërsa pritet që pas marrjes së dëshmive nga prindërit dhe të afërmit e viktimës të hidhet dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Fëmija gjatë pasdites ka qenë duke lozur me shokët e tij. Policia e Durrësit heton pistën e vetëvrasjes.

 

Share This Article
1 Comment
  • Çfarë tmerri të vetëvritesh në këtë moshe? Raste të rralla. Shikoni mos kanë gisht shokët me të cilët luante? Për një tallje,fyerje,grindje që mosha nuk u jep mundesinë të mendojnë më thellë..!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *