Dy makina janë dëmtuar brenda natës në qytetin bregdetar, njëra nga zjarri dhe tjetra e vjedhur nga persona të panjohur. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në lagjen nr. 16, ka rënë zjarr në automjetin “Skoda” me targa AA563GH, pronë e J. Z., 49 vjeç, që e dëmtoi tërësisht. Policia tha se nisi hetimet dhe ende nuk ka shkaqe, nëse është aksidental apo i qëllimshëm. Kurse në lagjen nr. 18 u denoncua nga I. M., 48 vjeç, se i kanë vjedhur mjetin “Benz”, me targa DR9634C, i parkuar afër shtëpisë.
