Durrës/ Numërohen 183 nga 460 kuti, udhëheq PS me 8 mandate. Agron Duka jashtë Parlamentit

Gazeta Dita

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 183 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë 183/460 kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 28864 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 15137 vota ose 4 mandate ndërsa LSI ka 8625 vota ose 2 mandate.

Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka, i renditur i pesti në listën e Partisë Demokratike në këtë Qark, rrezikon të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *