Durrës, pi mbidozë ilaçesh, vdes në spital 43-vjeçari

anazapta

Një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u flijuar me një mbidozë ilaçesh në kushte depresioni. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Manzë, kur familjarët gjetën të vetëhelmuar me ilaçe që i përdorte për kurim, Musa Farrukun. Familjarët e nisën për në spital, por mesnatën e së martës, ai ka humbur jetën në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Policia po heton për shkaqet e flijimit dhe dyshohet se depresioni, por edhe ndonjë sëmundje mund të jenë motivi i flijimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *