Durrës, pitbulli masakron qenin e rrugës (VIDEO) ­

Dita

Një qen rruge i është afruar nxitimthi një Pitbulli që po kalonte me të zotin e tij dhe menjëherë ka nisur ‘lufta’ mes tyre.

Qeni i racës Pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për minuta të tëra. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ka qenë e pamundur për ta ndarë Pitbullin nga qeni tjetër.

Në ndihmë u kanë ardhur edhe disa qytetarë, të cilët tentonin t’i largonin nga njëri­-tjetri duke u hedhur ujë apo edhe duke i goditur, ishte e vështirë. Pas disa minutash të mbushura me ankth e frikë për mënyrën se si do të përfundonin të dyja kafshët, kjo është gjendja e tyre.

Pitbulli u largua me të zotin në gjendje të mirë, ndërsa qeni i rrugës mbeti po në vendin e tij, në rrugë. Por i masakruar! Dhe askush nuk do të mund të kujdeset për të, që ta dërgojë në një klinikë veterinare për t’u mjekuar! /DurresLajm/

Share This Article
4 Comments
  • Ne Hollande dy Shqiptare u ndaluan nga Policia Hollandeze sepse qente e tyre nuk kishin masja dhe ata u shoqeruan ne polici por doli qe Shqiptaret ishin trafikante droge ne kerkim.

  • Ligjet tona duhet te plotesohen. Ai llum pronar meriton te ndeshkohet ne menyre shembellore. Turp. Policia eshte ne kohe te shkoje te ndaloje ne shtepi, ta gjobise me disa dhjetra milione leke gjobe, dhe atehere besoj do te mund te veri mend.
    Ne gojen e atij qeni mund te perfundonte edhe nje njeri.

  • Ne nje vend me ligje dhe norma, pronari i pit bullit, sot do ishte ne burg, plus do kishte mbi kurriz dhe nje gjobe te majme, por jetojme ne nje vend rrumpalle, ku nuk e merr vesh qeni te zone! Mjere ne!

  • Ai CKari Durrsit nuk e kupton se ai qen neser mund ti mbysi mbesen ose nipin, kur ti ndodhi do fillojne budallenjet te vajtijne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *