Durrës, plaçkiten agjencia turistike dhe dyqani i celularëve 

anazapta

Një agjenci turistike dhe një dyqan celularësh janë plaçkitur nga hajdutët gjatë natës në qytetin bregdetar. Ngjarja e parë ndodhi në lagjen nr. 1, kur persona të paidentifikuar kanë thyer derën e agjencisë turistike në pronësi të E. R., dhe brenda ka arritur të marrë 140 mijë lekë dhe më pas është larguar. Kurse në një dyqan telefonie në lagjen Nr. 6, një person i paidentifikuar ka hyrë brenda ambienteve ku ka vjedhur dy aparate telefonikë celularë dhe është larguar me vrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *