Argëtimi me armët sportive nuk është vetëm i tillë, por edhe pasojë e skenave dramatike. Tre persona janë dëmtuar nga zaret e qitura prej këtyre armëve në qytetin e Durrësit, teksa kanë depozituar edhe denoncim në komisariat. Policia vendore bëri me dije se me plagë të ndryshme në spital përfunduan A. P., 49 vjeç, F. B., 17 vjeç dhe i mituri A. P., 15 vjeç, të cilët pretendojnë se më datë 21 maj, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 5, në rrugën “Teodor Rrupi”, kanë marrë dëmtime nga zaret e armëve zbavitëse.
