Një oficer krimesh është plagosur sot në Durrës. Policia e këtij qyteti bën të ditur se oficeri Kujtim Kreka është plagosur me mjete të forta, gjatë sulmit të kryer kundër tij nga dy grabitës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur Vreka ishte duke u kthyer në shtëpi. Dy grabitësit që kanë sulmuar Krekën dyshohet se kishin grabitur dyqanin e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se Vreka ka parë rreth 50 metra larg shtëpisë dy persona, të cilëve u ka bërë thirrje të ndalonin për t’i kontrolluar, pasi dyshoi se kishin grabitur dyqanin e tij. Këta të fundit e kanë goditur oficerin me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërkohë që oficeri Kujtim Vreka ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.