Plagosi fqinjin pas sherrit për një antenë televizori, arrestohet 41-vjeçari i dyshuar. Policia vendore njoftoi se ndaloi dje të dyshuarin Mirash Lepuri, që orët e vona të së hënës, në lagjen nr. 10, para banesës, qëlloi me armë zjarri P. Gj., 52 vjeç, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ngjarja ka për shkak motive të dobëta, ndërsa Lepuri akuzohet për “vrasje me paramendim të mbetur në tentative” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Teksa mësohet se shkak është bërë vendosja e një antene televizori.
