Katër gra janë marrë në mbrojtje nga policia vendore pasi denoncuan familjarët e tyre për dhunë. Flamur F., 46 vjeç, u arrestua pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e tij 43-vjeçare, e cila u mor në mbrojtje. Kurse A. T., 45 vjeç, nga Tirana, u mor nën hetim pasi në fshatin Shkallnur ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare. Dhe V. K., 39 vjeçe, banuese në Durrës, po hetohet pasi ka dhunuar fizikisht kunatën e saj pas një sherri. Dhe një 61-vjeçare denoncoi bashkëshortin I. M., 60 vjeç, se e rreh në mënyrë të përsëritur.
