Durrës, plasin sherret në plazh, 2 të plagosur dhe 4 nën akuzë

redaktor

Pronari i një lokali në lagjen nr. 13 Plazh, A. F., 42 vjeç, u procedua për prishje të qetësisë pasi ka luajtur muzikë live, duke shqetësuar banorët e lagjes. Kurse Z. O., 34 vjeç,  banues në Shkallnur dhe A. M., 53 vjeç, akuzohen se në zonën e plazhit kanë tentuar të vjedhin disa reklama të hequra nga Bashkia Durrës. Nën akuzë u mor edhe I. D., 61 vjeç, pasi gjatë një sherri ka goditur me grushte E. M., 58 vjeç. Ndërsa po në plazh, kanë mbetur të plagosur në këmbë me armë zjarri P. T., 45 vjeç dhe B. R., 34 vjeç, dhe po hetohet për autorët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *