Durrës, plasin ujërat e zeza te zona e Shkëmbit të Kavajës

anazapta

Në pikun e sezonit turistik, ujërat e zeza në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” vijojnë të përbëjnë problem.

Disa puseta kanë shpërthyer, duke formuar pellgje dhe burime të mëdha uji të ndotur, nëpër oborre, trotuare dhe në rrugët e zonës turistike. Bodrumet e një blloku pallatesh janë përmbytur totalisht, duke shkaktuar jo vetëm dëme, por edhe ndotje masive. Por kjo situatë duket se nuk e ka shqetësuar komunën e Rrashbullit, të cilët nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të riparuar tubacionin e ujërave të zeza, apo për dërguar punonjësit e komunales për të zhbllokuar pusetat.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *