Durrës, plasin vjedhjet në plazh, mori denoncimesh

anazapta

Fundjava që kaloi regjistroi mbi 10 denoncime për vjedhje banesash, dhomash apo edhe në çadrat e plazhit të pushuesve. Por edhe java ka nisur me denoncime të shumta për plaçkitje. Ago Metani, 37 vjeç, banues në Kombinat të Tiranës, u ndalua pasi dyshohet për një seri vjedhjesh në këtë zonë, kryesisht portofolë me lekë. Kurse R. H., 49 vjeç, u denoncua se në Gjirin e Lalëzit i ka vjedhur një pushuesi kontenierin në të cilin kishte edhe sende të tjera. Policia tha se denoncim për vjedhje bëri edhe H. D., 38 vjeç, që i kanë marrë aksesorët e automjetit “Audi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *