Gjatë dy ditëve të fundit, shërbimet që operojnë në terren kanë ndërmarrë 255 masa administrative në shkallë qarku. Komisariati Durrës ka ndëshkuar 7 shoferë dhe bllokuar 4 makina. Policia Rrugore ka vendosur 164 gjoba dhe 1 mjet i bllokuar. Bie në sy se pjesa më e madhe e shkeljeve nga drejtuesit në 38 raste janë mosvendosje rripi, 11 për parkim të gabuar, 52 për ndalim qëndrimi, 3 xhama të zinj. Policia e Krujës me 32 masa e një makinë e bllokuar dhe në Shijak 52 gjoba.
