Durrës, policia pastron tregun e zi të këmbimit valutor

anazapta

Policia vendore nisi dje një aksion ndaj këmbimit valutor në rrugë dhe të palicencuar. Nëntë kambistë u shoqëruan gjatë operacionit të koduar “Black Market” (Tregu i zi) dhe më pas u lanë për hetim në gjendje të lirë. Gjashtë prej tyre u lokalizuan te “Sheshi Pranvera” në lagjen nr. 11, ndërsa u bllokuan 480 mijë lekë, 257 euro dhe 213 USD. Kurse 3 të tjerë u kapën te lagja nr. 13, Sektori Hekurudha dhe iu bllokuan 179000 lekë si dhe 13 karta telefoni të kompanive të ndryshme. Akuza ndaj tyre është “ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *