Durrës, policia thotë se ka shpëtuar 8 vajza nga trafikimi

anazapta

Mëse 8 raste të trafikimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të vajzave drejt Italisë janë konstatuar brenda vitit 2013 në qytetin e Durrësit. Statistikat janë bërë të ditura në një mbledhje të prefekturës së qytetit. Sipas të dhënave të prezantuara, vajzat janë të moshave 16-22 vjeçe. Policia vendore tha se gjatë këtij viti janë kthyer nga Italia pas trafikimit 8 vajza. Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj, theksoi se nevojitet bashkëpunim mes institucioneve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *