Durrës, Porti mbyll hetimet për hedhjen e emigrantit nga trageti

redaktor

Përfundojnë hetimet e Drejtorisë Detare Durrës në lidhje me ngjarjen e 19 prillit në tragetin “Bridge”, ku një pasagjer u hodh në ujërat e detit Adriatik teksa kthehej nga Bari si deportiv prej Gjermanisë. Drejtori Gazmir Tahiri, deklaroi se nga hetimet e kryera nga specialistë të këtij dikasteri dhe ekspertë mësohet se bëhet fjalë për një hedhje të vullnetshme të 39- vjeçarit Gentian Peta. Dosja i është dërguar Ministrisë së Transporteve për shqyrtim, kurse prokuroria vijon hetime për përgjegjësitë e ekuipazhit të tragetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *