Arrestohet autori i vjedhjes së një sërë institucioneve dhe zyrave të administratës shtetërore në Durrës.
Në pranga ka rënë Eduart Gogoli 36 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë Gogoli, në periudha të ndryshme, duke filluar nga data 24.01.2016, në mënyrë kronologjike, ka kryer vjedhje në Institucione dhe Zyra të Administratave Shtetërore, si më poshtë:
1.Vjedhje e 1 laptopi të Kapitenerisë, Porti Durrës.
2.Vjedhje e 3 monitorëve të Drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës.
3.Vjedhje e 1 Video Projektor dhe 1 Expres kafeje në shkollën 9 – vjecare “Bedrie Bebeziqi”, Durrës.
4.Vjedhjen e shumës prej 5 000 lekë në Xhaminë, Durrës.
5.Vjedhje e 2 Laptopëve në Poliklinikën Qëndrore, Durrës.
6.Vjedhje e 2 monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës.
Policia bën me dije se 36 vjeçari ishte liruar nga I.E.V.P. më datë 21.01.2016, pasi vuante dënimin prej 5 vitesh për të njëjtën vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer më shumë se një herë.

Po pse i lironI këta,vëndi kësaj kategorie është vetëm burgu.Aty duhet të kalben që të mësojnë edhe të tjerët.Zanatin ata e lënë vetëm kur u del shpirti.